Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Vrasja në Elbasan/ Arrestohet Naldo Gjini, policia ushtron kontroll në banesën e tij në Lezhë, dyshohet se përdori “Audi”-n…
Naldo Gjini nga Lezha është arrestuar mbrëmjen e kësaj të hëne në Elbasan, lidhur me vrasjen e ndodhur një natë më parë. Ndërkohë, policia po ushtron kontroll në banesën e tij në Lezhë. Gazetarja e Top Channel Brixhilda Deda raporton se dyshohet që ky person ka përdorur më parë mjetin ‘Audi’ që u dogj pas ngjarjes. Edmond Mëhalla u vra mbrëmjen e djeshme në Elbasan. I njohur edhe si Edmond Hyka, ai u qëllua menjëherë pasi doli nga biznesi i tij dhe u fut në makinë, aty ku u ekzekutua me dy plumba. Top Channel