Fiks Fare/ 5 muaj pritje për një vendim gjyqësor, gjykata vonon në zbardhjen e vendimit, penalizohet qytetarja

Fiks Fare/ 5 muaj pritje për një vendim gjyqësor, gjykata vonon në zbardhjen e vendimit, penalizohet qytetarja

Hyrije Ago nga Berati i është drejtuar emisionit investigativ Fiks Fare pasi ka përfunduar një proces gjyqësor për pagat e papaguara, por pavarësisht se vendimi është shpallur më 09.06.2025, ai ende nuk i është zbardhur nga gjyqtarja Artjola Çela. Sipas saj, kjo vonesë e pajustifikuar e ka lënë për muaj të tërë në pritje dhe e ka penguar të ndjekë hapat ligjorë për ankimin e çështjes. Ajo tregon se ka shkuar disa herë në Gjykatën e Beratit dhe ka takuar sekretaren, e cila vazhdimisht i ka thënë se vendimi “është në proces”, por pa i dhënë një afat të saktë. Ndërkohë, ligji parashikon qartë afate të detyrueshme për zbardhjen e vendimeve, të cilat në këtë rast nuk janë respektuar. Denoncuesja rrëfen: “Kam qenë në proces...