Damasku dhe Uashingtoni përshëndesin një ‘moment historik’, Trump: Siria po shkon drejt begatisë, Izraeli të ruajë dialogun

Damasku dhe Uashingtoni përshëndesin një ‘moment historik’, Trump: Siria po shkon drejt begatisë, Izraeli të ruajë dialogun

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, paralajmëroi sot Izraelin të shmangë çdo ndërhyrje të re në Siri, duke argumentuar se veprime të tilla mund të dëmtojnë procesin e transformimit të vendit drejt një “të ardhmeje të begatë”. Në një postim në platformën Truth Social, Trump deklaroi se është “thelbësore që Izraeli të mbajë një dialog të hapur dhe të sinqertë me Sirinë, pa ndërhyrë në dinamikat që po e çojnë vendin drejt stabilitetit”. Ai shtoi se SHBA-të janë “shumë të kënaqura” me progresin që, sipas tij, ka shfaqur Damasku muajt e fundit. Ndërkohë tensionet në jug të Sirisë u rritën javën e kaluar, kur 13 persona u vranë në një bastisje izraelite në një fshat pranë kufirit. Ushtria e Izraelit deklaroi se operacioni kishte në shënjestër...