Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
6 muaj pas përfundimit të zgjedhjeve, hapen sërish kutitë!
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Teksa kanë kaluar rreth 6 muaj nga përfunimi i zgjedhjeve të 11 Majit, kutitë e votimit do të hapen sërish. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ditën e nesërme 2 dhjetor do të fillojë verifikimi paszgjedhor, për të kontrolluar nëse ka pasur shkelje të numëruesve gjatë zgjedhjeve të 11 majit. Bëhet fjalë 210 kuti votim të përzgjedhura në mënyrë rastësore, duke përfshirë votat brenda vendit dhe ato të emigrantëve. Njoftimi: Ditën e Martë, datë 2.12.2015, në orën 10:00, fillon verifikimi paszgjedhor. Hapja e mëpasshme e kutive të votimit dhe materialeve zgjedhore do të kryhet në sallën e mbledhjeve të KQZ. Nuk do të rihapen kuti në qarqet Tiranë, Fier dhe Durrës, ku rinumërim u bë nga KAS menjëherë pas zgjedhjeve me kërkesë të opozitës. Po...