“Rriten rastet e arresteve kardiake”/ Zemra po “lë” edhe të rinjtë, mjekët apelojnë kujdes: Mos neglizhoni kontrollet

“Rriten rastet e arresteve kardiake”/ Zemra po “lë” edhe të rinjtë, mjekët apelojnë kujdes: Mos neglizhoni kontrollet

Problemet e zemrës tek të rinjë, po kthehen gjithnjë e më shumë në shqetësim serioz. Nuk mungojnë as rastet të cilat, shpesh prej një ataku kardiak, fatkeqësisht kanë përfunduar në fatalitete. Mjekët specialistë rendisin disa nga faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rritjen e këtyre rasteve. Ataku kardiak mund të ngatërrohet me atakun e panikut, kjo pasi shpesh simptomat mund të jenë të ngjashme. Specialistët sugjerojnë të bëhen sa më shumë ekzaminime rutinë të përsëritura, veçanërisht për të rinjtë me faktorë rreziku dhe të mbahet nën kontroll niveli i yndyrnave në gjak duke ulur kështu riskun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës.