“Qeveria nuk po zgjidh krizën”/ Pakënaqësi në paga, mjekët në Angli paralajmërojnë grevën në prag të Krishtlindjes

“Qeveria nuk po zgjidh krizën”/ Pakënaqësi në paga, mjekët në Angli paralajmërojnë grevën në prag të Krishtlindjes

Shoqata Mjekësore Britanike (BMA) ka konfirmuar se mjekët rezidentë në Angli do të hyjnë në grevë nga 17 deri më 22 dhjetor, në prag të Krishtlindjes. Sipas ‘Sky News’, kjo vjen pas një greve pesë-ditore të zhvilluar muajin e kaluar dhe pas “dështimit të vazhdueshëm të qeverisë për të bërë një ofertë të besueshme për paga dhe vende pune”. “Meqenëse qeveria nuk ka paraqitur një plan të besueshëm për të zgjidhur krizën e vendeve të punës për mjekët rezidentë dhe njëkohësisht po inkurajon ulje reale të pagave, nuk kemi zgjidhje tjetër përveç njoftimit të datave të reja për greva”, tha kryetar i Komitetit të Mjekëve Rezidentë të BMA-së, Dr. Jack Fletcher. Ai shtoi se grevat mund të shmangen nëse qeveria ofron rritje graduale të pagave...