Rrëshqitja e tokës në Peru fundos dy anije në lumin e Amazonës, vdesin 12 persona

Rrëshqitja e tokës në Peru fundos dy anije në lumin e Amazonës, vdesin 12 persona

Të paktën 12 persona kanë vdekur dhe 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një rrëshqitje dheu në rajonin e Amazonës në Peru fundosi dy anije në lumin Ucayali, raporton Reutters. Dy persona mbeten të zhdukur, tha agjencia lokale e shëndetësisë Diresa Ucayali në mediat sociale, pas rrëshqitjes së dheut rreth orës 4:20 të mëngjesit sipas orës lokale në një zonë portuale të Iparias, e vendosur rreth 415 km në verilindje të kryeqytetit të Perusë, duke goditur dy anije që ishin në rrugën e tyre për në qytete të tjera në bregun e lumit. Agjencia shtetërore e lajmeve Andina tha se njësitë e policisë kombëtare dhe të marinës ishin dërguar me helikopterë për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit. Një anije, Rapido Oriente, u zhyt...