Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Neglizhencë dhe mosveprim”/ Situata problematike në Lezhë, reagon deputeti Gjoni: Prokuroria të hetojë urgjentisht
Argjinatura e lagunës së Vainit në Lezhë është çarë përsëri pranë zonës së Talës, duke rrezikuar sërish përmbytje në disa zona. Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, pas takimeve me banorët, tha se kjo situatë nuk është fatkeqësi natyrore, por pasojë e neglizhencës dhe mosveprimit të institucioneve përgjegjëse. Ai akuzoi autoritetet për bllokimin e kanalit natyror që lidh lagunën me detin, duke shkaktuar dëme për qindra banorë në Shënkoll, Zejmen dhe Kolsh. Gjoni i kërkoi Prokurorisë së Lezhës të hetojë urgjentisht dhe të vërë përgjegjësit përpara drejtësisë për këtë katastrofë të shkaktuar.