Berisha i prerë para demokratëve: Nuk e lëshojmë sheshin! Me Edi Ramën nuk shkojmë më kurrë në zgjedhje!

Berisha i prerë para demokratëve: Nuk e lëshojmë sheshin! Me Edi Ramën nuk shkojmë më kurrë në zgjedhje!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti sot një tjetër fjalim para protestuesve të mbledhur përballë Kryeministrisë, ku akuzoi kryeministrin Edi Rama për korrupsion, pasuri të paligjshme dhe përdorim abuziv të fondeve publike.  Ai deklaroi se beteja politike ka hyrë në fazën e saj vendimtare dhe se opozita nuk do të tërhiqet nga rruga e protestave.  Në vijim, Berisha tha se “kupa është mbushur dhe po derdhet”, duke paralajmëruar se opozita do të ashpërsojë qëndrimin e saj ndaj qeverisë.  “Ne sheshin nuk e lëshojmë dhe jemi në betejën përfundimtare. Me Edi Ramën nuk shkojmë më kurrë në zgjedhje. Zgjedhjet dhe votën nuk ia falim kurrë,” nënvizoi ai, duke shtuar se fitorja, sipas tij, “është e opozitës”.  Berisha paralajmëroi se protestat do të vazhdojnë me ritëm të përjavshëm dhe do të shndërrohen...