Publikoi para kohe një raport të rëndësishëm fiskal, jep dorëheqjen kreu i Zyrës për Përgjegjësinë Buxhetore në Mbretërinë e Bashkuar

Publikoi para kohe një raport të rëndësishëm fiskal, jep dorëheqjen kreu i Zyrës për Përgjegjësinë Buxhetore në Mbretërinë e Bashkuar

Richard Hughes, kreu i Zyrës për Përgjegjësinë Buxhetore (OBR) në Mbretërinë e Bashkuar, ka dhënë dorëheqjen pas publikimit të parakohshëm të një raporti të rëndësishëm fiskal, i cili përmbante informacion të ndjeshëm për tregun. Hughes u kritikua ashpër javën e kaluar, pasi parashikimi i OBR-së, së bashku me të gjitha politikat kryesore buxhetore, u shfaq online përpara shpalljes zyrtare nga ministrja e Financave, Rachel Reeves. Sipas ‘Sky News’, pas incidentit, Hughes deklaroi se do të respektojë rekomandimet e hetimit të nisur nga vetë institucioni dhe se do të qëndrojë në detyrë vetëm për aq kohë sa ka besimin e kancelares. Në një letër drejtuar kancelares dhe kryetares së Komitetit të Thesarit, ai konfirmoi dorëheqjen e tij, duke e përshkruar ngjarjen si një “gabim teknik, por...