Macron: Vetëm Ukraina mund të vendosë për territoret e saj

Macron: Vetëm Ukraina mund të vendosë për territoret e saj

Ditën e sotme Presidenti francez Emmanuel Macron dhe homologu ukrainas Volodymyr Zelensky, kanë zhvilluar një takim në Paris. Sipas mediave të huaja, Presidenti francez u ka thënë mediave se Rusia nuk ka treguar shenja se do t’i japë fund agresionit. Macron shtoi se vetëm Ukraina mund të vendosë për territoret e saj kur bëhet fjalë për kompromise të mundshme në bisedimet e paqes të udhëhequra nga SHBA-të. Ai tha se evropianët dhe aleatët e Ukrainës duhet të jenë rreth tryezës së negociatave për të siguruar garancitë e sigurisë dhe se duhet të ketë më shumë qartësi mbi gatishmërinë e Rusisë për të ecur përpara pas bisedimeve me Uashingtonin këtë javë. Ndërkohë, Zelenskyy deklaroi se garancitë e sigurisë janë një përparësi për Ukrainën, si dhe ruajtja...