“PD e ka mbyllur jetën e vet”/ Protestat e PD, Çupi: ‘Të vdekura’, partia nuk mund të ringjallet më

“PD e ka mbyllur jetën e vet”/ Protestat e PD, Çupi: ‘Të vdekura’, partia nuk mund të ringjallet më

Duke folur për “Foltoren” e PD, e cila sërish konfirmoi pjesëmarrjen e papërfillshme të njerëzve, Çupi theksoi se kjo parti tenton t’u japë shpresë grupimeve brenda radhëve të drejtësisë, që mund të mbajnë shpresë tek ajo. Ai theksoi se Partia Demokratike është inekzistente dhe kjo dëshmohet me pjesëmarrjen e njerëzve në bulevard. “Segmente të drejtësisë po sabotojnë integrimin. Kjo lloj opozite nuk është dobi për vendin, por krijon amulli dhe jep shpresa dhe grupimeve të drejtësisë që e kemi shpresën te një gjë e pajetë, te një gjë e vdekur. PD ka anëtarë dhe me vlera padyshim, por që janë të rrallë dhe janë të strukur dhe nuk ua dëgjon njeri fjalën. Ajo është në situatën e saj inekzistente. Nuk ia vlen të investohesh për...