Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Mirëmbrëma pallosh i gjatë’/ Qytetari akuzon qeverinë: Pensionistët po varfërohen, jemi në dorë të një komunisti
Qytetari nga Mirdita, Zef Gjoni, duke folur në ‘Foltoren-Kuvendi i qytetarëve dhe deputetëve’, ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë dhe politikave të saj ekonomike. Gjoni shprehu shqetësimin e thellë për rënien vlerës së euros, të cilën ai e interpreton si një proces të qëllimshëm në funksion të interesave të pushtetarëve. Ai solli në vëmendje vështirësitë e mëdha ekonomike me të cilat përballen pensionistët dhe qytetarët me të ardhura të ulëta, duke bërë një krahasim të zymtë mes periudhës së socializmit dhe tranzicionit demokratik, ku, sipas tij, shtresa e thjeshtë vazhdon të mbajë peshën e politikave të gabuara dhe të abuzimeve të elitave. Me tone të ashpra dhe të drejtpërdrejta, Gjoni akuzoi qeverinë për kapjen e institucioneve, padrejtësi sociale dhe mungesë të kujdesit ndaj njerëzve...