Salianji dhe Alimehmeti në kafe me më të votuarit/ Korreshi: Ne jemi ndryshe nga partitë hermetike, edhe unë ulem shpesh me kolegët

Salianji dhe Alimehmeti në kafe me më të votuarit/ Korreshi: Ne jemi ndryshe nga partitë hermetike, edhe unë ulem shpesh me kolegët

Para Kryeministrisë po zhvillohet sot protesta e Partisë Demokratike, e cila sipas deputetit Saimir Korreshi do të vazhdojë me të njëjtën formë, duke i dhënë qytetarëve mundësinë të flasin në vetën e parë për problemet e tyre. Sipas tij, opozita nuk ka hapësirë në parlament për të shprehur çdo ditë shqetësimet e qytetarëve, ndaj protesta shërben si tribunë publike.  Në lidhje me “kafen e famshme” mes Ervin Salianjit, Ilir Alimehmetit dhe disa kandidatësh të primareve, Korreshi e minimizoi situatën duke thënë se “nuk është çdo kafe lëvizje kundër PD-së”. Ai shtoi me ironi se gazetarët më shpesh marrin vesh lëvizjet e grupit parlamentar më shpejt se vetë deputetët. Për të, PD është parti e hapur dhe dinamike, ndryshe nga “partitë hermetike”, ndaj debatet e brendshme nuk duhen parë si përçarje, tha Korreshi për A2 CNN. ...