Protestat e PD/ Çupi: Segmente të drejtësisë po tentojnë të sabotojnë integrimin

Protestat e PD/ Çupi: Segmente të drejtësisë po tentojnë të sabotojnë integrimin

Analisti Frrok Çupi shprehet se segmente të caktuara brenda radhëve të drejtësisë shqiptare po tentojnë të sabotojnë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.  Duke folur për “Foltoren” e PD, e cila sërish konfirmoi pjesëmarrjen e papërfillshme të njerëzve, Çupi theksoi se kjo parti tenton t’u japë shpresë grupimeve brenda radhëve të drejtësisë, që mund të mbajnë shpresë tek ajo.  Ai theksoi në “Tirana Live” se Partia Demokratike është inekzistente dhe kjo dëshmohet me pjesëmarrjen e njerëzve në bulevard.  “Segmente të drejtësisë po sabotojnë integrimin. Kjo lloj opozite nuk është dobi për vendin, por krijon amulli dhe jep shpresa dhe grupimeve të drejtësisë që e kemi shpresën te një gjë e pajetë, te një gjë e vdekur. PD ka anëtarë dhe me vlera padyshim, por që janë të rrallë dhe janë të strukur...