Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
LIVE- “Foltore 2”, opozita proteston sërish para Kryeministrisë, flet kreu i PD Berisha
Sot Partia Demokratike zhvillon foltoren e saj të radhës përballë Kryeministrisë, si pjesë e aksionit të ri protestues të nisur dy javë më parë nga kreu i PD-së, Sali Berisha. Protestuesit e parë janë mbledhur para Kryeministrisë ndërsa pritet një fjalim nga kryedemokrati Sali Berisha për ta konsideruar zyrtare nisjen e protestës. Dy tubimet e para, të mbajtura më 17 dhe 24 nëntor, kanë kaluar të qeta dhe pa incidente, ndërsa formati i ri i protestës synon krijimin e një hapësire publike ku opozita, aleatët e saj dhe qytetarët të shprehin shqetësimet dhe akuzat ndaj qeverisë. Berisha ka deklaruar se qëllimi i këtyre protestave nuk është pjesëmarrja masive, por garantimi i një tribune ku opozita të ketë zërin e saj të plotë, duke akuzuar shumicën qeverisëse se kufizon të drejtën e fjalës në Kuvend....