Zelensky: Paqja në Ukrainë duhet të jetë e qëndrueshme, lufta duhet të përfundojë sa më shpejtë!

Zelensky: Paqja në Ukrainë duhet të jetë e qëndrueshme, lufta duhet të përfundojë sa më shpejtë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, tha sot se bisedimet e tij në Paris me Presidentin francez Emmanuel Macron u përqendruan në mënyrën e përfundimit të luftës, duke shtuar se paqja në Ukrainë duhet të jetë vërtet e qëndrueshme. “Lufta duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Tani shumë gjëra varen nga pjesëmarrja e secilit udhëheqës. Sot do të flasim edhe me udhëheqës të tjerë”, tha Zelensky në një postim në platformën X. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërriti në Pallatin Elize në Paris të hënën paradite, për bisedime me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, duke e nisur një tjetër javë të ngjeshur të diplomacisë, me synim për t’i dhënë fund luftës pothuajse katërvjeçare të Rusisë në Ukrainë.