Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Rusia përparon në Ukrainë/ 505 km katrorë territore të pushtuara vetëm në nëntor, Zaporizhia zona më e goditur
Forcat ruse kanë pushtuar 505 kilometra katrorë të territorit ukrainas gjatë muajit nëntor. Raporti u DeepState tregon se zona më e goditur ishte ajo pranë Huliaipole, në Oblastin Zaporizhzhia, ku u regjistruan rreth 40% e të gjitha avancimeve. Sipas DeepState, situata në front ka qenë veçanërisht e vështirë edhe këtë nëntor, ashtu si një vit më parë. Përveç Huliaipole, shtrirja nga Huliaipole drejt Horikhove përbënte 16% të veprimeve sulmuese. Një tjetër zonë me presion të lartë ka qenë ajo e Pokrovsk–Myrnohrad, ku janë regjistruar 32.5% e sulmeve ruse. Trupat ruse kanë arritur të pushtojnë 35 km² rreth Pokrovskut dhe 21.5 km² pranë Myrnohradit, duke e çuar totalin në 56.5 km² territor të okupuar në këtë sektor. Raporti thekson se pushtimet ruse janë rritur ndjeshëm krahasuar...