Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Zjarri vdekjeprurës në Hong Kong/ Shkon në 151 numri i viktimave, 13 të arrestuar
Të hënën, autoritetet e Hong Kongut njoftuan se hetimet po vazhdojnë në shtatë ndërtesat e kompleksit Wang Fuk Court në Tai Po, ku shpërtheu zjarri më vdekjeprurës në 75 vitet e fundit. Numri i të vdekurve deri tani ka arritur në 151, ndërsa rreth 40 persona janë ende të zhdukur. Në të njëjtën kohë, Drejtori Ekzekutiv i Hong Kongut, Eric Chan, tha se shtatë nga 20 mostrat e rrjetave mbrojtëse të përdorura në skelat rreth kullave të kompleksit nuk përmbushnin standardet e sigurisë nga zjarri. Sipas Chan, inspektimet fillestare treguan se materialet ishin në përputhje me standardet, por më vonë u zbulua se ishin materiale më të lira dhe të pacertifikuara. Chan e quajti praktikën një “akt të turpshëm” dhe shtoi: “Ata ishin të interesuar...