Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
‘Shqipëria narko-shtet’/ Nesho zbulon vijën e kuqe të SHBA-së për Ramën dhe lidhjet me kartelet
I ftuar në emisionin ‘Task-Forcë’ në Syri TV, ambasadori Agim Nesho bëri një analizë të fundit mbi zhvillimet politike dhe shqetësimet ndërkombëtare për situatën në Shqipëri. Nesho theksoi se deklarimet e ardhura nga SHBA për përfshirjen e krimit të organizuar dhe strukturave të nivelit të lartë, si kartelet, pasqyrojnë një vëmendje të shtuar ndaj realitetit shqiptar. Sipas tij, administrata amerikane po shpreh qëndrime gjithnjë e më të qarta ndaj fenomeneve që ai i cilëson si veprimtari të një “narkoshteti”, ndërsa thekson se presioni ndërkombëtar po rritet dhe pritet të bëhet më konkret. Ai shton se retorika politike brenda vendit synon të ushtrojë presion mbi drejtësinë dhe të fitojë kohë, ndërkohë që Perëndimi është i vëmendshëm ndaj çdo zhvillimi që prek arkitekturën e sigurisë në rajon....