“Kur thua një mendim ndryshe, të sulmojnë si armik i partisë”/ Funksioni i PD, Ndoka: Problem i madh brenda…

“Kur thua një mendim ndryshe, të sulmojnë si armik i partisë”/ Funksioni i PD, Ndoka: Problem i madh brenda…

Politikani Nard Ndoka ka komentuar sot lidhur me mënyrën sesi po funksionin Partia Demokratike. I ftuar në një studio televizive, Ndoka deklaroi se brenda PD-së nuk reskpektohet mendimi ndryshe dhe se ata që shprehin një mendim tjetër nga sa zakonisht, sulmohen si armiq të partisë. Ndoka tha se kjo situatë brenda Partisë Demokratike ka krijuar një klimë mbytëse. “Nëse thua një mendim ndryshe, nisin e të sulmojnë si armik i partisë. Nuk respektohesh për mendimin ndryshe, por të sulmojnë sepse nuk po mendon njësoj si kryetari. Ky është problemi më i madh moral, politik, strukturor i PD-së. Kreu i FRPD-së mendoi ndryshe dhe për një javë u sulmua në mënyrë makabre. Tek ajo parti, për fat të keq, jo vetëm që nuk pranohet mendimi ndryshe,...