“Foltorja 2”/ Opozita ‘starton’ tubimin para kryeministrisë, Balluku paraqitet me uniformë burgu

“Foltorja 2”/ Opozita ‘starton’ tubimin para kryeministrisë, Balluku paraqitet me uniformë burgu

Siç është paralajmëruar, këtë të hënë, opozita mban tubimin e radhës, e quajtur “Foltorja 2” ku kërkohet dorëheqja e qeverisë. Para godinës së qeverisë janë vendosur figura të improvizuara të ish-deputetëve dhe ish-kryebashkiakëve të dënuar me burg, siç janë Erion Veliaj, Vangjush Dakon, apo ish-deputetët Alqi Bllako, Ilir Beqaj. Raportohet se në bulevard ka nisur të grumbullohen qytetarë dhe simpatizantë të opozitës.