“Forconi marrëdhëniet me Amerikën”, Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Shqipëria të përfitojë nga situata

“Forconi marrëdhëniet me Amerikën”, Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Shqipëria të përfitojë nga situata

“Shqipëria duhet të përfitojë nga situata, por edhe të negociojë më të mirën me Amerikën.” Është kjo thirrja që presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri i drejton bizneseve, por edhe qeverisë, pas politikës së ndjekur nga administrata Trump në vendosjen e tarifave të reja, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Grant Van Cleve mbron politikën e re të SHBA-së dhe udhëzon Shqipërinë të mos distancohet. “Ndodhemi në një udhëkryq interesant në ekonominë globale, jemi pjesë e një tranzicioni dhe evolucioni masiv. Shqipëria ndodhet në një pozicion shumë interesant për të përfituar nga këto tranzicione. Në lidhje me marrëdhëniet me Amerikën, me mundësinë për të zhvilluar marrëdhënie bilaterale dhe jo vetëm në nivel blloku në Bashkimin Evropian.” Sugjerimet e Dhomës Amerikane u paraqitën në një takim...