Të prekurit me HIV në Shqipëri, 125 raste të reja/ Më shumë meshkuj të diagnostikuar, shkak edhe kontaktet seksuale brenda gjinisë

Të prekurit me HIV në Shqipëri, 125 raste të reja/ Më shumë meshkuj të diagnostikuar, shkak edhe kontaktet seksuale brenda gjinisë

Rriten rastet me HIV në Shqipëri. Vetëm gjatë vitit 2025 janë konfirmuar HIV pozitiv 125 persona, edhe pse shifrat e të infektuarve mund të jenë shumë më të larta. Në Ditën Botërore kundër HIV-AIDS, specialistët e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se numrin më të madh të rasteve të reja e përbëjnë meshkujt, 97, ndërsa femra të infektuara janë 28.  Transmetimi seksual është rruga kryesore e përhapjes së HIV-it, ndërsa 23% e rasteve e kanë marrë sëmundjen gjatë marrëdhënieve homoseksuale. Gjatë këtij viti, një foshnjë ka lindur HIV pozitiv nga transmetimi nga nëna te fëmija. Ekspertët e Shëndetit Publik theksojnë se, pavarësisht protokolleve të miratuara, vetëm 50% e grave shtatzëna testohen për HIV.  Rastet e reja me HIV pozitiv janë kryesisht të moshave 25 deri...