“PDIU është shkatërruar!”/ Dashamir Tahiri: Shpëtim Idrizin çamët e kanë shkarkuar nga puna

“PDIU është shkatërruar!”/ Dashamir Tahiri: Shpëtim Idrizin çamët e kanë shkarkuar nga puna

Ish-deputeti Dashamir Tahiri, ka deklaruar se “Shoqata Çamëria” po kalon një proces ringritjeje të strukturave.  Ai akuzoi kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, si personin përgjegjës për dobësimin e strukturave të shoqatës, duke theksuar se komuniteti çam, sipas tij, “e ka larguar nga puna”.  “Ata që e shkatërruan, ju e dini, Shpëtim Idrizi, çamët e kanë pushuar nga puna, nuk mori as 2 mijë vota në zgjedhjet që kaluan”, tha ai për News 24.  Më tej ai u shpreh se “çamët nuk i mori dot peng Enver Hoxha, jo më Shpëtimi”.  Dashamir Tahiri: Sot është Shoqata Çamëria në ringritje, se siç e dini, janë shkatërruar të gjitha dhe po ringrihen. Janë mbledhur nga komuniteti çam, shqiptarët e Çamërisë. Ka qenë jo ekzistente, ka filluar rithemelimi, ringritja, gjithçka nga e para.  Ata që e shkatërruan, ju e dini, Shpëtim Idrizi, çamët e kanë pushuar...