Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Standarde të qarta/ Ministrja Koçiu sërish në Farkë: 581 objekte të kontrolluara, 4.500 m² ndërtim pa leje të…
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, u rikthye sot në Farkë, një nga zonat ku prej tre javësh po zhvillohet operacioni i gjerë për verifikimin e lejeve të ndërtimit dhe standardeve të sigurisë në terren. Ajo deklaroi se ky një është proces i strukturuar, afatgjatë, që po jep një panoramë të qartë të situatës ndërtimore. Sipas të dhënave të deritanishme, 26 komplekse rezidenciale, me 581vila dhe godina kolektive, janë inspektuar deri sot. Nga kontrolli janë konstatuar rreth 4.500 m² shtesa pa leje, ku gjysma e sipërfaqes është prishur menjëherë nga vetë ndërtuesit, ndërsa pjesa tjetër po vlerësohet për procedurën e konfiskimit për interes publik. Ministrja Koçiu vuri theksin te një element i rëndësishëm i kuadrit të ri ligjor, që synon të vendosë standarde të...