“Belinda Balluku, personi i gjithëpushtetshëm në qeveri”/ Mbrojtja e Ramës ndaj saj, analisti: E paprecedentë

“Belinda Balluku, personi i gjithëpushtetshëm në qeveri”/ Mbrojtja e Ramës ndaj saj, analisti: E paprecedentë

Analisti Agim Baçi, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me çështjen e Belinda Ballukut, vetëm një ditë para se Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë kërkesën e Këshillit të Ministrave për pezullimin e saj nga detyra. Balluku është pezulluar nga funksionet e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe zëvendëskryeministres për shkak të hetimeve që po kryhen ndaj saj nga GJKKO. Baçi theksoi se kryeministri Rama duhet të ishte më transparent me publikun, duke theksuar se çështja nuk ka të bëjë me teknikali­te ligjore, por me respektimin e procedurave dhe ruajtjen e integritetit të procesit hetimor. “Rama do të ishte më i qartë me publikun nëse do të pranonte se nuk është çështje teknike ligjore. Ministri, pavarësisht se ka mandatin e...