PD vijon foltoren në bulevard, opozita kërkon dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut 

PD vijon foltoren në bulevard, opozita kërkon dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut 

Opozita do të mblidhet sot pasdite në orën 18.00 para godines së qeverisë për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe numrit 2 të qeverisë Belinda Balluku. Tubimi i demokratëve është konceptuar si një foltore e qytetarëve dhe deputetëve ku opozita mund të ngrejë shqetësimet e saj e të flasë për çështje të ndryshme. Sot nga podiumi i vendosur para Kryeministrisë do të flasin qytetarë e deputetë, por fjalimi më i rëndësishëm mbetet ai i kryetarit të PD Sali Berisha. Ky është tubimi i tretë që organizohet nga opozita para godinës së Kryeministrisë, dhe lideri i opozitës Sali Berisha ka paralajmëruar se do të vazhdojë deri në dorëheqjen e kryeministit Edi Rama./vizionplus.tv