Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Video/ U hodh nga muri brenda kopshtit zoologjik, luani sulmon për vdekje të riun
Një 19-vjeçar është sulmuar për vdekje nga një luan në një kopsht zoologjik në Brazil, pasi hyri në kafazin e tij. Sipas Daily Mail, 19-vjeçari, i identifikuar si Gerson de Mello Machado, vuante nga probleme të shëndetit mendor. Në një video të regjistruar nga vizitorët e Kopshtit Zoologjik Arruda Câmara, i riu shihet duke zbritur nga një pemë dhe menjëherë duke u sulmuar nga luani. Autoritetet lokale njoftuan se 19-vjeçari fillimisht u ngjit në një mur 6 metra të lartë, pastaj kaloi telin me gjemba dhe në fund përdori një pemë për të zbritur në kafazin e luanit. Pas aksidentit, kopshti zoologjik është mbyllur deri në njoftim të dytë, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim për rrethanat e tragjedisë, duke pretenduar se kompania po zbatonte...