Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Muaji i Zi: Seria e katër atentateve nga 1 në 30 Nëntor
Julian Sula, Dalan Alliaj, Gilmando Dani, Muçi Shaljani dhe Mondi Mëhalla TIRANË-Muaji Nëntor, i njohur zakonisht si periudha e festave ku vendi u vesh kuqezi për të festuar Pavarësinë dhe Ditën e Çlirimit, 28-29, këtë vit u mbyll me një atentat mafioz. Por për 'ironi' jo vetëm fundi! Nëntori filloi me një ekzekutim në Selenicë dhe pasoi në një seri ngjarjesh tronditëse, ku vendi u përfshi nga katër atentate. 1 Nëntor-Vritet në derën e shtëpisë me 6 plumba Dalan Alliaj Dalan Gjollek Alliaj 36-vjeç u gjet pa shenja jete nga familjarët e tij mbrëmjen e 1 nëntorit në fshatin Gjormë të Selenicës. Bertil Alliaj ishte rikthyer në Gjormë 2 ditë më parë,dhe për tiu shmangur arrestimit nga policia përdorte një pasaportë të falsifikuar me identitetin e një shtetasi...