Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Kulla e re pas Pallatit të Kongreseve: Projekti i Ramës që ngre pikëpyetje për oligarkun përfitues
Korporata e Investimeve Shqiptare ka hapur zyrtarisht procedurën konkurruese për zgjedhjen e partnerit privat që do të marrë përsipër rivitalizimin e Pallatit të Kongreseve dhe ndërtimin e një godine të re multifunksionale në truallin ngjitur, që parashikohet të jetë një kullë në lulishten që ndodhet aktualisht pas Pallatit të Kongreseve. Bëhet fjalë për një nga projektet më simbolike dhe më të ndjeshme urbanisht në kryeqytet, jo vetëm për shkak të vendndodhjes në një zonë të lakmuar, por edhe për ndërthurjen mes trashëgimisë kulturore, interesit publik dhe zhvillimit imobiliar. Në themel të projektit qëndron një model “sipas sipërmarrjes”, ku partneri privat financon rivitalizimin dhe modernizimin e Pallatit të Kongreseve dhe, në këmbim, përfiton një pjesë të sipërfaqes së zhvillimit të një objekti të ri shumëfunksional në...