A filloi lëvizja e re brenda PD? Mori pjesë në takimin e Salianjit, Berisha emëron Gjunkshin Këshilltar për Sigurinë Kombëtare

A filloi lëvizja e re brenda PD? Mori pjesë në takimin e Salianjit, Berisha emëron Gjunkshin Këshilltar për Sigurinë Kombëtare

Sali Berisha dhe Xhemal Gjunkshi TIRANË-Partia Demokratike ka emëruar Xhemal Gjunkshin si Këshilltar për Sigurinë Kombëtare pranë kreut të opozitës Sali Berisha. Emërimi hyn në fuqi menjëherë dhe vjen në kuadër të forcimit të mëtejshëm të strukturave të rritjes së kapaciteteve profesionale brenda Partisë Demokratike. Vendimi vjen pas takimit të Ervin Salianjit më 27 nëntor me më të votuarit në Primaret dhe listat e hapura në zgjedhjet e 11 majit në radhët e demokratëve, ku pjesë ishte edhe vetë Gjunkshi. Në takimin mbi tre orë u raportua se qëllimi kryesor ishte dëgjimi i mendimeve dhe eksperiencës së fituesve për të nxjerrë zgjidhjet më të mira për PD-në, dhe nevoja e një aksioni brenda partisë pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit. Ish-deputeti Gjunkshi u shpreh pas takimit se...