Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Pozon për Fadil Berishën, mamaja e Elon Musk mes veprave të artistes shqiptare që pikturon vetëm me duar
Artistja e re shqiptare Adela Osmani, e cila pikturon vetëm me duar ka përjetuar një moment të rrallë në New York, ku pikturat e saj u bënë pjesë e një set-i fotografik me ikonën botërore Maye Musk supermodele, autore dhe simbol i reziliencës moderne. Adela e dinte që arti i saj do të shoqëronte këtë set të rëndësishëm, dhe vetëm kjo e mbushi me emocion të skajshëm dhe nderim të veçantë. Por surpriza më e madhe ndodhi kur ajo zbuloi se fotografitë do të realizoheshin në studion e Fadil Berishës, një prej figurave më të shquara të artit dhe ambasador i kulturës shqiptare në botë. Takimi mes tyre i dha momentit një dimension edhe më të thellë. Adela ka një stil saj të pikturimit vetëm me duar, një proces që lind nga seancat e shërimit ku emocionet...