Trump mbledh sot ekipin e sigurisë kombëtare për Venezuelën/ Prani e shtuar ushtarake në Karaibe

Trump mbledh sot ekipin e sigurisë kombëtare për Venezuelën/ Prani e shtuar ushtarake në Karaibe

Të hënën pasdite, sipas orës lokale, Donald Trump do të kryesojë një takim në Zyrën Ovale mbi hapat e mëtejshëm në Venezuelë, ndërsa Shtetet e Bashkuara shtojnë presionin mbi vendin me operacione mbi objektivat detare dhe një prani ushtarake të forcuar në Karaibe.  Sipas burimeve të cituara nga CNN, në takim pritet të marrin pjesë anëtarë të lartë të Kabinetit dhe ekipit të sigurisë kombëtare, përfshirë Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth, Shefat e Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë Gjeneral Dan Kaine dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, si dhe Shefen e Shtabit të Shtëpisë së Bardhë Susie Wiles dhe Zëvendës Shefin e Shtabit Stephen Miller.  Takimi, i planifikuar për në orën 5 pasdite, vjen ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë shtuar presionin mbi Venezuelën, me bastisje ndaj anijeve të dyshuara për drogë dhe një forcim ushtarak në Karaibe. Trump tha javën e...