Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Paralajmërimi në Itali, priten reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ja zonat më të rrezikuara
Departamenti i Mbrojtjes Civile i Italisë lëshoi një paralajmërim për motin për Italinë qendrore dhe veriore, pasi të hënën priten reshje të dendura shiu dhe stuhi në të gjithë vendin. Sipas mediave italiane, parashikohen reshje të dendura shiu, stuhi dhe erëra të forta që mund të shkaktojnë situata kritike. Ky institucion lëshoi gjithashtu një alarm të verdhë për pjesë të rajoneve të Emilia-Romagna, Tuskany dhe Lazio. Sipas transmetuesit Rai News, priten kushte më kritike përgjatë bregdetit toskan, ndërsa vendi përgatitet për një valë të re moti të keq