Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Ngrihet aktakuzë ndaj dy burrave për krime lufte në Rahovec dhe Suharekë
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të hënën aktakuzë kundër dy të dyshuarve për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës së viteve 1998-’99 në Kosovë. Të pandehurit, të identifikuar vetëm si A.Z dhe B.D., janë të paarritshëm për institucionet kosovare të drejtësisë, prandaj prokuroria ka kërkuar që ata të gjykohen në mungesë. Të dyshuarit ishin pjesë e policisë së atëhershme serbe në Kosovë dhe akuzohen se kishin keqtrajtuar dhe abuzuar civilë pasi i kishin arrestuar në Rahovec dhe Suharekë gjatë viteve 1998-’99. “Në mesin e të arrestuarve ishin R.J., M.K., E.G., S.E., V.V., Q.K., U.K., H.G., S.G., H.Sh dhe A.Z, të cilët gjatë procesit të marrjes në pyetje janë rrahur me mjete të forta dhe metoda të tjera të trajtimit çnjerëzor, ku si pasojë...