“Ndalo para se të postosh”, fushata irlandeze për sigurinë e fëmijëve në internet bëhet virale

“Ndalo para se të postosh”, fushata irlandeze për sigurinë e fëmijëve në internet bëhet virale

Një studim i kohëve të fundit nga organizata franceze “Fondation pour l’Enfance” tregoi se 50% e materialit (foto dhe video të fëmijëve) që qarkullon në forumet e pornografisë me fëmijë është publikuar fillimisht nga vetë prindërit në rrjetet sociale. Në fund të nëntorit, Autoriteti Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave (DPC) publikoi një video reklamuese si pjesë e fushatës “Stop Before You Post” (“Ndalo para se të postosh”), e cila synon të informojë prindërit rreth rreziqeve të postimeve në dukje të pafajshme për jetën e fëmijëve të tyre. Videoja u bë virale. Reklama vë në dukje rreziqet e “sharenting” (share + parenting), pra të ndarjes së informacionit, fotove dhe videove rreth fëmijëve, si emri, data e lindjes, shkolla, aktivitetet sportive apo emrat e miqve. Në...