Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Ruga në New York merr emrin e heroit Isa Boletini/ Këlliçi: Askush më mirë se ai nuk e mishëron qëndresën
Deputeti i PD Belind Këlliçi ka qenë në New York në ceremoninë e emërtimit të një prej rrugëve kryesore në Staten Island me emrin e heroit tonë kombëtar Isa Boletini. Këlliçi u shpreh se, diaspora shqiptare në SHBA ka luajtur një rol historik të pazëvendësueshëm në shtetformimin shqiptar, në ruajtjen e vlerave kombëtare ndër breza, në ndihmën konkrete ndaj kombit. Deputeti nënvizon se, figura e Isa Boletinit, si një ndër heronjtë më të spikatur dhe vetëmohues të veprës madhore të Pavarësisë, meriton të nderohet brenda dhe jashtë vendit, kudo ku ka shqiptarë. “I nderuar që mora pjesë krah përfaqësuesve të Bashkisë së New Yorkut dhe personaliteteve të diasporës shqiptaro-amerikane në ceremoninë e emërtimit të një prej rrugëve kryesore në Staten Island, New York, me emrin...