“Kërkesa e kryeministrit është një tentativë për të futur në..”/Avokati Gjokutaj: Kjo është një mbrojtje, ndaj Ballukut

“Kërkesa e kryeministrit është një tentativë për të futur në..”/Avokati Gjokutaj: Kjo është një mbrojtje, ndaj Ballukut

Avokati Genc Gjokutaj, në një intervistë televizive është ndalur te zhvillimet më të fundit politike dhe gjyqësore në vend, mbi të gjitha te çështja “Partizani”, ku është nën hetim ish-kryeministri Sali Berisha, dhe veçanërisht te vendimi i GJKKO-së për pezullimin e zv.kryeministres Belinda Balluku. Duke folur për çështjen “Partizani”, Gjokutaj konfirmoi se ish-kryeministri Sali Berisha është paraqitur në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, e cila kërkon praninë e tij në ditët e hëna të parë dhe të tretë të çdo muaji. Ai sqaroi se procesi gjyqësor ndodhet ende në fazën fillestare, ku palët do të bëjnë parashtrimet hyrëse dhe do të kërkojnë provat përkatëse, ndonëse kjo kjo është një çështje pa fakt penal, por mbrojtja do të marrë pjesë në proces...