Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
5 aksidente brenda 10 orëve në vend, 2 viktima dhe 7 të plagosur
Dy qytetarë viktima dhe 7 të plagosur, mes të dëmtuarve edhe një i mitur 12-vjeçar i cili i mori makinën babait, ky është bilanci tragjik i aksidenteve nga mbrëmja e së dielës deri në orët e para të mëngjesit të së hënës në vendin tonë. Në Tiranë rreth orës 10 të mbrëmjes të së dielës, një 18-vjeçare që po lëvizte me biçikletën në rrugën e Kavajës te kryqëzimi te “pallati me shigjeta” shpëtoi mrekullisht teksa u përplas nga autobusi i linjës së Astirit. Pamjet u bënë virale në rrjetet sociale, ku duket momenti që autobusi pasi kalon semaforin në limitet e ngjyrës portokalli për t’u bërë e kuqe përpara i del 18-vjeçarja me biçikletë. E reja mori dëmtime vetëm në shpatull dhe është jashtë rrezikut...