Bonusi i fundvitit, nis shpërndarja, përfitojnë mbi 762 mijë pensionistë/ 30 qershori afati i fundit për të bërë tërheqjen

Bonusi i fundvitit, nis shpërndarja, përfitojnë mbi 762 mijë pensionistë/ 30 qershori afati i fundit për të bërë tërheqjen

Nga dita e sotme, 1 dhjetor 2025, pensionistët do të mund të tërheqin bonusin e fundvitit. Edhe pse është ditë pushimi zyrtar, zyrat e postës do të jenë të hapura. Bonusi i fundvitit mund të tërhiqet gjatë gjithë muajit dhjetor, ndërsa për ata që e kanë të pamundur gjatë kësaj periudhe, afati për tërheqje është deri më 30 qershor 2026.  “Ç’është e vërteta, për ne pensionistët është një ndihmesë. Pavarësisht se po ta shtrish në harkun kohor të vitit nuk është gjë fare. Duket si një kursim. Pensionistët kanë më shumë nevoja ndoshta edhe se të rinjtë. Hanë më shumë, kanë edhe ilaçe”, thotë një pensionist.  Bonusin prej 15 mijë lekësh do ta përfitojnë mbi 540 mijë persona. Të moshuarit që marrin deri në 20 mijë lekë pension, pensionet e invaliditetit, përfituesit e pagesës...