Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Të ulet koha pa energji elektrike’, ERE nis rishikimin e standardeve të cilësisë në rrjetin e transmetimit
Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurat për ndryshimin e rregullores që përcakton standardet e cilësisë së furnizimit dhe sigurisë në rrjetin e transmetimit të energjisë elektrike. Vendimi vjen pas kërkesës së Kuvendit dhe monitorimit të performancës së Operatorit të Sistemit të Transmetimit gjatë viteve të fundit. Në draft-propozimin e ri, disa prej treguesve kryesorë pësojnë ndryshime të ndjeshme. Koha mesatare e ndërprerjes parashikohet të ulet nga 35 minuta në 25.96 minuta, energjia e pafurnizuar nga 467 MWh në 365.99 MWh, ndërsa treguesi SAIDI, që mat kohëzgjatjen mesatare të ndërprerjeve për konsumator, pritet të ulet nga 100 minuta në 39.48 minuta. Ndërkohë që sipas propozimit, çdo tre vjet ERE do të kryejë një rishikim të plotë të standardeve, në varësi të performancës së rrjetit dhe...