Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Balluku e përfshirë në afera korruptive dhe nën hetim nga SPAK, avokati: Ja pse ministri mund të pezullohet nga detyra
Avokati Marash Logu ka publikuar një koment të Kodit të Procedurës Penal, e cila sipas tij sqaron qartë se një ministër mund të pezullohet nga ushtrimi i detyrës. Avokati Marash Logu Logu i referohet komentimit të vitit 2019 të gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Dhimitër Lara. Sipas asaj që ka publikuar avokati, gjyqtari Lara analizon masën ndaluese të pezullimit nga funksioni publik, sipas nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale. Më qartë dhe më shqip se kaq nuk mund të thuhet: MINISTRI MUND TË PEZULLOHET NGA DETYRA! Në vitin 2019, gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Dhimitër Lara publikoi komentarin e Kodit të Procedurës Penale, produkt i një eksperience 25-vjeçare...