Burimi:
Sarandanews.com
Foto © Sarandanews.com
Romeo Çakuli: Ekipi i bashkisë Finiq në terren 24 orë në ditë për te rikthyer normalitetin
Situata e krijuar nga reshjet e dendura ka sjellë vështirësi të mëdha në disa fshatra të Bashkisë Finiq, ku disa zona janë përmbytur ndjeshëm. Në një reagim zyrtar, kryetari i bashkisë, Romeo Çakuli, deklaroi se e gjithë struktura vendore po punon pa ndërprerje në ndihmë të banorëve të prekur. Sipas tij, ekipet e emergjencës dhe punonjësit e bashkisë ndodhen në terren 24 orë në ditë, duke ndërhyrë atje ku situata është më problematike. “Nga Karroki deri në Gardikak dhe nga Muzina deri në Fanar, qarkullimi është rikthyer,” u shpreh Çakuli, duke konfirmuar se rrugët kryesore janë pastruar dhe lëvizja e mjeteve është bërë e mundur. Bashkia Finiq vazhdon punën për stabilizimin e plotë të zonave të prekura, ndërsa banorët u bëjnë thirrje institucioneve që të...