Në kërkim prej 17 vitesh, shqiptari i dënuar për trafik droge arrestohet në aeroportin e Athinës (EMRI-FOTO)

Në kërkim prej 17 vitesh, shqiptari i dënuar për trafik droge arrestohet në aeroportin e Athinës (EMRI-FOTO)

ardian gerbi GREQI- Një 48-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi ishte i shpallur në kërkim prej 17 vitesh. Mësohet se Ardian Gërbi nga Tepelena, është arrestuar në aeroportin “Eleftheros Venizelos” të Athinës, mesditën e 29 nëntorit.  ardian gerbi Mediat greke bëjnë me dije se 48-vjeçari shqiptar rezulton i dënuar në Shqipëri me 7 vite e 4 muaj burg për trafik narkotikësh. Ai akuzohet se në qershor të vitit 2008 i ka dorëzuar një personi tjetër pako që përmbanin më shumë se 3 kilogramë kanabis dhe 290 gramë kokainë, me qëllim trafikimin e tyre. I arrestuari është dërguar në Prokurorinë Publike kompetente. Ndërkohë, pas ndalimit, autoritetet greke kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë./ZËRI