Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Hetimet për korrupsion, Netanyahu paraqitet në gjykatë pas kërkesës për falje
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit këtë të hënë, 1 dhjetor, në gjykatë, për herë të parë që prej dorëzimit të kërkesës së tij për falje drejtuar presidentit të Izraelit, një kërkesë e cila ka marrë mbështetje nga aleatët e tij si dhe nga presidenti amerikan Donald Trump. Seanca u mbajt në Tel Aviv, ku dhjetëra protestues u mblodhën jashtë sallës së gjyqit. Disa prej tyre, të veshur me kostume portokalli të stilit të burgut, bënin thirrje që Netanyahu të dënohet dhe të shkojë në burg. Kërkesa për falje ka shkaktuar reagime të forta politike. Opozita izraelite e ka kundërshtuar ashpër, duke deklaruar se çdo falje duhet të shoqërohet me largimin e Netanyahut nga politika dhe pranim të fajit. Të tjerë kanë kërkuar që kryeministri...