Berisha: PD do të padisë Edi Ramën për mashtrim publik

Berisha: PD do të padisë Edi Ramën për mashtrim publik

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi se do të padisë kryeministrin Edi Rama për mashtrim publik lidhur me pezullimin e ministres Belinda Balluku. Sipas Berishës, Rama ka shpërndarë dezinformacione duke pretenduar se Komisioni i Venecias e mbështet qëndrimin e tij, një deklaratë që nuk ka asnjë dokument zyrtar që ta mbështesë. “PD do të bëjë një padi për mashtrim publik ndaj Edi Ramës. Ai do paditet që nesër për mashtrim publik para qytetarëve për ato që ka deklaruar. Nuk ka asnjë dokument të Venecias që thotë se pezullimi i një ministri është shkelje e palejueshme e kufirit ndarës midis pushteteve”, tha Berisha. Sipas tij, deklaratat e Ramës për pezullimin e ministres janë të pavërteta dhe synojnë të mashtrojnë publikun duke përdorur në mënyrë të pasaktë...