“Të anulohet falja e gjobave”, GJKKO rrëzon kërkesën e  Aulon Kalasë

“Të anulohet falja e gjobave”, GJKKO rrëzon kërkesën e Aulon Kalasë

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur të mos pranojë kërkesën e kandidatit demokrat, Aulon Kalaja, për të detyruar SPAK-un, që të nisë një hetim mbi faljen e gjobave. Sipas vendimit të dhënë nga gjyqtarja Nertina Kosova, akti i faljes së gjobave nuk përbën shkelje penale dhe për këtë arsye nuk mund të jetë objekt hetimi penal. Pas vendimit, Kalaja deklaroi se, megjithëse çështja nuk u trajtua nga SPAK dhe gjykata nuk e njohu të drejtën e tij, ai do të vazhdojë procesin dhe do të drejtohet me rekurs në Gjykatën e Lartë. Kandidati demokrat në zgjedhjet e fundit, është ankuar se falja e gjobave u bë nga qeveria, dy ditë përpara 11 Majit, datës së zgjedhjeve. Sipas tij, kjo praktikë përbën krim elektoral.