Papa kërkon shtet palestinez: Ndryshe, konflikti nuk do të zgjidhet kurrë

Papa kërkon shtet palestinez: Ndryshe, konflikti nuk do të zgjidhet kurrë

Një shtet palestinez është “zgjidhja e vetme” për konfliktin disa dekadash me Izraelin, deklaroi Papa Leoni XIV, duke dëshmuar kështu se i qëndron linjës së deritanishme të Vatikanit. Papa i parë amerikan i bëri këto komente për gazetarët në një fluturim nga Turqia për në Liban, ku edhe përmbyllet turi i tij i parë jashtë kufijve që prej marrjes së drejtimit të Kishës Katolike. “Ne e dimë që në këtë moment, Izraeli nuk e pranon këtë zgjidhje, por e shohim atë si të vetmen që mund të ofrojë një zgjidhje finale për konfliktin e përjetuar nga të dyja palët. Ne jemi gjithashtu miq edhe me Izraelin dhe përpiqemi që me të dyja palët të kthehemi në një zë ndërmjetësues që mund t’i ndihmojë ata të...