Zelensky në Paris e Witkoff në Moskë, një “javë vendimtare” për Ukrainën

Zelensky në Paris e Witkoff në Moskë, një “javë vendimtare” për Ukrainën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërriti në Pallatin Elize në Paris të hënën paradite, për bisedime me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, duke e nisur një tjetër javë të ngjeshur të diplomacisë, me synim për t’i dhënë fund luftës pothuajse katërvjeçare të Rusisë në Ukrainë. Zelensky shkoi në Paris, me qëllim për t’i gjetur “kushtet për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, një ditë pas bisedimeve në Florida mes delegacioneve amerikane dhe ukrainase, të cilat, sipas të dyja palëve, ishin frytdhënëse. Palët nuk dhanë hollësi të mëtejshme për bisedimet në Florida. “Javë vendimtare” për përpjekjet për paqe “Ideja e përfundimit të luftës duke bërë disa lëshime ndaj Rusisë nuk do të funksionojë. Përkundrazi, kjo vetëm do ta nxisë Rusinë ta vazhdojë zgjerimin në...